Çekia regjistron numër rekord të rasteve të reja me COVID-19

14:45 | 12 Shtator 2020

Çekia regjistron rritjen më të madhe ditore me COVID-19 që nga filllimi i pandemisë.

Në Çeki gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 1 mijë e 447 raste të reja me COVID-19.

Kjo është rritja më e lartë ditore që është konfirmuar që nga fillimi i pandemisë.

Rastet e konfirmuara pozitive në Çeki kanë filluar të rriten në katër ditët e fundit ku shifrat po e kalojnë shifrën 1 mijë.

Çekia është vendi i parë në Evropë e cila e ka bërë bartjen e maskës obligative.

Krahas kësaj ky vend ka marrë edhe masa të tjera të ashpra për ta frenuar përhapjen e koronavirusit , sidoqoftë lehtësimi i masave gjatë verës ka bërë që numri i infeksioneve të rritet, shkruan CNN.

Vendi që nga fillimi i pandemisë ka raportuar 33 mijë e 860 raste pozitive me COVID-19, dhe 460 persona të vdekur.

Komento: