
Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku e ka quajtur kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën, hajn dhe gënjeshtar.
Kjo deklaratë e ministrit erdhi pasi sipas tij, Rama po mundohet të përvetësojë punën sa i përket mbajtjes së lojërave mesdhetare.
Çeku në context në ATV, tha se të dhënat që kryetari Rama ka dhënë për lojërat mesdhetare janë gënjeshtra që demantohen lehtë.
“Pse kanë nevojë për gënjeshtra, unë këtë nuk po e kuptoj. Krejt kjo punë në mënyrën më të mirë mundet me u pa si sukses i përbashkët, edhe me u festu si sukses i përbashkët. Pse kanë nevojë me dhënë të dhëna të tilla të cilat demantohen me një shikim të lehtë në këtë dokument. Pse duhet me u ngut, pse duhet me rrejt, këtë nuk jam duke e kuptu. Kur ti çohesh e përvetëson punën e dikujt tjetër, për besë nuk besoj që ndonjë përkufizim tjetër përvec se hajni. Hajnia nuk është vetëm me vjedh pare, edhe punën e dikujt tjetër kur e përvetëson ia han hakun, ajo është hajni”, tha ministri në ATV.