Çeku: Mbrëmë u mbrojt shteti i Kosovës, apelojmë për masa nga institucionet ndërkombëtare të futbollit

14:08 | 16 November 2024
ceku:-mbreme-u-mbrojt-shteti-i-kosoves,-apelojme-per-masa-nga-institucionet-nderkombetare-te-futbollit

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se mbrëmë është mbrojtur shteti i Kosovës nga lojtarët në Bukuresht, ndërsa tha se dënon racizmin ndaj shtetit të Kosovës.

“Mbrëmë u mbrojt shteti i Kosovës. Racizmi nuk ka vend në sport”, ka shkruar Çeku.

Ai tha se ajo që ndodhi në Bukuresht në ndeshjen mes Kosovës dhe Rumanisë është e papranueshme dhe e trishtë.

“Sërish mesazhe politike e brohoritje provokuese nga tifozëria rumune. Qëndrojmë prapa djemve të Kosovës. Ngjarja e djeshme shkel thellësisht vlerat e sportit, i cili duhet të shërbejë për bashkim dhe jo për nxitjen e urrejtjes dhe përçarjes”.

Çeku tha se apelojnë për masa nga institucionet ndërkombëtare të futbollit.

“Ne dënojmë çdo formë të racizmit dhe fyerjeve ndaj shtetit tonë dhe apelojmë për masa nga institucionet ndërkombëtare të futbollit, për të mbrojtur integritetin e ngjarjeve sportive dhe për të ruajtur respektin dhe dinjitetin mes shteteve”.

Ministri Çeku tha se gjithashtu ofrojnë mbështetjen e tyre të plotë për Federatën e Futbollit të Kosovës “të cilët kanë nisur përgatitjen e një ankese të plotë me fakte dhe prova që do t’i dorëzohen organeve disiplinore të UEFA-s”.

Komento: