Çeku: Muzeu i Gje*nocidit dhe Përpjekjes për Liri dokumenton krim’et e Serbisë

14:08 | 18 December 2024
ceku:-muzeu-i-gje*nocidit-dhe-perpjekjes-per-liri-dokumenton-krim’et-e-serbise

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka folur për  themelimin e Muzeut të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se fillimisht do të themelohet si njësi e veçantë në kuadër të Muzeut Kombëtar të Kosovës.

“Sot përfundimisht i hapim rrugë Muzeut të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri. Ky vendim vjen si rezultat i punës së një grupi punues me përbërje nga institucionet. Muzeu ka për qëllim dokumentimin dhe prezantimin e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë. Muzeu fillimisht do të themelohet si njësi e veçantë në kuadër të Muzeut Kombëtar të Kosovës, e pas hyrjes në fuqi të Ligjit për muze si institucion. Nga sot do të nisim hapat e nevojshëm për jetësimin e këtij vendimi. Ne tashmë kemi siguruar buxhetin e nevojshëm”, u shpreh Çeku, sipas EO-s.

Komento: