Çeku thotë se po vazhdojnë punimet në asetet e trashëgimisë kulturore

22:03 | 16 Mars 2024
ceku-thote-se-po-vazhdojne-punimet-ne-asetet-e-trashegimise-kulturore

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se me ngritjen e temperaturave po vazhdojnë me intensitet punimet në asete të trashëgimisë kulturore.

Çeku tha se nga rreziku për shkatërrim, këto monumente po shndërrohen në pasuri që sipas tij, do t’i gëzojnë brezat e ardhshëm.

Ai shpërndau disa pamjet nga objektet që po restaurohen, e që njëra nga to është edhe qendra hebraike, Hani i familjes Zajmi e shtëpia “Kirajtani”.

 

Komento: