Celina debuton me humbje te Dijon, Berisha dhe Zeneli nuk ia dalin

18:04 | 13 September 2020

Bersant Celina, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, ka debutuar në Ligue 1.

24-vjeçari debutoi në Francë kundër Brest duke u inkuadruar në lojë në pjesën e dytë, por nuk ia doli që të ndihmojë skuadrën e re për ta shmangur humbjen, sfidë që u mbyllë 0-2.

Në xhiron e tretë të Ligue 1, të tjerë futbollistë zbritën në fushë, por pa lënë gjurmë kësaj radhe.

Arbër Zeneli dhe Valon Berisha luajtën në humbjen 1-0 të Reims nga Angers.

Zeneli startoi dhe luajti 45 minuta, derisa Berisha hyri në lojë në minutën e 61’, por nuk arriti të bëjë diçka më shumë në këtë ndeshje.

Komento: