Celina ia “terron”City, shënon super-gol

19:27 | 16 March 2019

Futbollistët shqiptarë po e bëjnë namin në futbollin evropian.

Swansea City ka befasuar Manchester Cityn në këtë fillim ndeshje në kuadër të çerekfinales së FA Cup.

Pas golit nga Matt Grimes nga pika e bardhë në minutën e 20-të, ka ardhur edhe goli i dytë nga vendasit.

Autori ishte ylli i Përfaqësueses së Kosvoës, Bersant Celina, i cili shënoi bukur para portierit Ederson në minutën e 29-të.

Shqiptari ka qenë një nga më të mirët deri më tani, duke i ndihmuar skuadrës së tij të qarkullojë topin në fushë.

Nuk duhet të harrojmë se Celina në të kaluarën ishte pjesë e Man City, ku për ekipin e parë ishte paraqitur vetëm një herë.

Komento: