Ka festë të madhe te shtëpija e Almedës dhe Tolgas.
Modelja e njohur shqiptare, Almeda Abazi-Sayışman dhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayışman ditë më parë janë bërë prindër për herë të parë, shkruan rtv21.tv .
Çifti kanë vendosur që djalin e tyre ta pagëzojnë me emrin, Efehan. Në rrjetin social Instagram, Tolgahan ka publikuar në ambientet e spitalit në të cilin lindi Almeda.
“Tani kemi një zemër të vogël që rreh afër nesh…Mirëserdhe në familjen tonë djali im i dashur”, ka shkruar aktori krahas fotografisë.
Deri tani çifti nuk kanë publikuar në rrjetet sociale ndonjë fotografi të djalit të tyre. Ndryshe, Tolgahan dhe Almeda dashurinë e tyre me martesë e kanë kurorëzuar në vitin 2017.