‘Çenari’ me i lumtur se kurrë që u bë baba, publikon foton me të ëmbël me djalin

22:59 | 25 May 2019

Tolgahan publikoi foton më të bukur me djalin.

Në fillim të muajit maj, modelja e njohur shqiptare, Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë.

Ata kanë një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Efehan, transmeton rtv21.

Sot, Tolgahan publikoi imazhin më të bukur me djalin e tij. E kjo fotografi e bukur e tyre rrëmbeu zemrën e fansave, të cilët lanë shumë komente të ëmbla për ta.

Me Efehanin, çifti po përjeton momentet më të lumtura në jetë.

Tolgahan dhe Almeda dashurinë e tyre me martesë e kanë kurorëzuar në vitin 2017.

Komento: