
Tolgahan Saiysman është aktori tejet i njohur nga kinematografia turke.
U bë i njohur në të gjithë botën me rolet e tij, e në publikun shqiptar u bë tejet i pëlqyer me rolin e ‘Çënarit’, përcjell ORAinfo.
Më vonë ai u martua me modelen e njohur shqiptare, Almeda Abazi, çka e afroi edhe më shumë me popullin shqiptar e nga i cili aktori turk thotë se e ka prejardhjen.
Para pak ditëve ai dhe Almeda kanë qenë në një vizitë njëditore në Kosovë.
E pasi u kthye në Turqi ai shkruajti në Instagram një falënderim të gjatë në gjuhën shqipe.
“Komb historinë e te cilit e kam dëgjuar qe ne fëmijëri nga gjyshja ime e ndjere, me pas për fat te mire mu desh te njihem dhe te ndaj jetën me një vajze te këtij kombi, njerëz mikpritës, me gjak te ngrohte dhe te besës. Faleminderit shqiptare qe u bëtë pjese e pandare e jetës time, faleminderit qe me mirëprisni. Do jem gjithmonë i gatshëm te jap kontributin tim ne krah jush për te mirën e te gjithëve. Përfitoj te falënderoj pafundësisht Ministrin e Kulturës Rinise dhe Sporteve ne Kosove Z. Kujtim Gashi dhe te gjithë Kosovën qe me nderuan me Titullin “ Amabasador i kulturës” – shkroi Tolgahan nën foton në të cilën shfaqet pranë ministrit Kujtim Gashi.”- tha Saiysman./ORAinfo/

