Gjatë vizitës së saj zyrtare në Kolumbi, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u prit me nderime nga presidenti i Senatit dhe i Kongresit të Kolumbisë, Efrain Cepeda.
E ky i fundit, me anë të një postimi në platformën “X”, u shpreh i nderuar ta priste Osmanin në Senat, për të cilën tha se po e viziton Kolumbinë për inaugurimin e ambasadës së Kosovës në Bogota.
Tutje ai shtoi se Kosova u njoh si shtet i pavarur nga Kolumbia në vitin 2008 dhe se janë krijuar marrëdhënie ndërshtetërore që nga viti 2019.
“Ne duam të forcojmë marrëdhëniet dypalëshe, të forcojmë turizmin e ndërsjellë dhe të punojmë në luftën kundër krimit të organizuar ”, shkroi tutje Cepeda në postim.