Republika e Kosovës ka organizuar ceremoninë shtetërore për nderë të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe hyrjen e trupave të NATO-s.
Para të pranishmeve kryeministri Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje Serbisë për pajtim.
Haradinaj ka thënë se populli i Kosovës guxon që të pajtohet me Serbinë.
“Në këtë shesh ka qenë kënaqësi me ec lirshëm pas gjithë atyre vuajtjeve që populli i Kosovës ka përjetuar . Trenat e vdekjes u ndalën nga ju presidenti Clinton, ju ndalët spastrimin etnik, ne u jemi mirënjohës përjetë.
Populli ynë guxon me u pajtua me Serbinë, i bëjmë thirrje presidentit Vuçiq ta njohë Kosovën në kufijtë aktual. Kosova është e gatshëm për pajtim me Serbinë, këtë e bëjmë në shenjë mirënjohje ndaj SHBA-ve”, ka thënë Haradinaj.
Kryeministri në fund ka shtuar “Zoti i bekoftë miqtë e Kosovës. Zoti e bekoftë SHBA”.