Është varrosur polici Izet Demaj i cili u la pa shenja jete nga një grabitës në Istog.
Me nderime të larta shtetërore është varrosur polici, Izet Demaj, i cili humbi jetën të enjten gjatë një përleshje me arme zjarri me një plaçkitës të bankës, në qytetin e Istogut.
Varrimi i të ndjerit është bërë në varrezat e dëshmorëve në Koshare.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Demaj i ka dhënë Kosovës nder, jo vetëm si polic por edhe ushtar i lirisë.
“Është moment ndryshe, sa herë kemi ardhë këtu kemi folur për lavdi të ushtarëve. Policia është storie suksesi. Policia nuk e ka pasur të lehtë këto 20 vjet, ai për ta kthyer rendin ka qenë i sfiduar. Rasti i Demajt qe u detyrua me mbrojt ligjin është porosi që ne nuk guxojmë kurrë ta lëmë vetë policinë. Policia s’mund ta kryejë punën pa popullin. I madh, i vogël, jemi me familjen e Demajt. Nuk do të lejojë asnjëherë që rendin dhe ligjin ta marrin krimi nelët. Nuk guxojmë ta lejojmë”, ka thënë Haradinaj.
“Lavdi veprës së policit hero, Izet Demaj”, tha tutje.