Pas rrëzimit të ankesës së VV-së për rezultatet përfundimtare nga Gjykata Supreme, është hapur rruga për certifikimit e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ky veprim i KQZ-së, i cili do të ndodhë sot në ora 16:00, shënon fundin e një procesi të rëndësishme dhe fillimin e një procesi edhe më të rëndësishëm.
Certifikimi i rezultateve zgjedhore shënon edhe nisjen e rrjedhjes së afateve kushtetuese për formimin e institucioneve të reja.
Pas këtij veprimi të KQZ-së, asnjë parti politike nuk ka arsye për të prolonguar procesin e themelimit të institucioneve të reja.
Megjithëse Lëvizja Vetëvendosje nuk po pajtohet me Gjykatës Supreme, ky verim nuk pritet të zvarris procesin.
Deputetja e zgjedhur e kësaj partie, Fitore Pacolli, dje ka paralajmëruar se do të ankohet ndaj këtij vendi të Gjykatës Supreme.
Në profilin e saj në “Facebook”, Pacolli ka shkruar se LVV-ja do të parashtron kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Supreme në Gjykatën Kushtetuese.
“Paramendoni Prokuroria fillon hetimet për votat me postë ndërsa Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për të njëjtin proces pra për votat me postë . Lëvizja VETËVENDOSJE! do të parashtron kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Gjykatës Supreme në Gjykatën Kushtetuese”, ka shkruar Pacolli.
Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka vlerësuar se veprimet e paralajmëruar të partisë në pushet nuk e vonojnë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve.
“Edhe proceduralisht, është tejet e vështirë të besohet që Kushtetuesja mund të nxjerrë vendim brenda ditës për ndonjë masë të përkohshme – pa llogaritur faktin se në të kaluarën, Gjykatës i janë dashur muaj të tërë për të vendosur lidhur me ankesat zgjedhore, dhe nuk është prodhuar efekt juridik retroaktiv. Në anën tjetër, është e pakuptimtë dhe e panevojshme vonesa e KQZ-së që ka caktuar mbledhjen për certifikimin e rezultateve nesër në ora 16:00 – gati 24 orë pas vendimeve të Supremes – kur këtë mund ta bënte fare lehtë shumë më herët, duke qenë se ankesat nuk kanë sjellë asnjë ndryshim në rezultatet përfundimtare të shpallura pothuajse dy javë më parë”, ka shkruar Cakolli në profilin e tij në “Facebook”.