Certifikohen edhe 16 subjekte politike, Lista Serbe mbetet jashtë

03:08 | 24 December 2024
certifikohen-edhe-16-subjekte-politike,-lista-serbe-mbetet-jashte

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë ditës së sotme, në mbledhjen e mbajtur ka certifikuar 16 subjekte politike me 626 kandidatë për deputetë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se numri total i subjekteve politike të certifikuara është 27.

Nga to, janë: 19 parti politike; 5 koalicione; 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

“Në përgjithësi, numri i subjekteve politike të certifikuara është 27, prej të cilave: 19 parti politike; 5 koalicione; 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë të certifikuar nga KQZ dhe që përfaqësojnë këto subjeke politike është 1,232 kandidatë”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë të certifikuar nga KQZ dhe që përfaqësojnë këto subjeke politike është 1,232 kandidatë.

Jashtë kësaj liste, mbeti Lista Serbe. Anëtarët e KQZ-së nuk kanë akredituar Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.

Edhe pse zyra për regjistrimin dhe akreditimin e subjekteve politike rekomandoi që Lista Serbe të akreditohet për zgjedhjet e përgjithshme, aty ishin dy vota kundër, dy për dhe shtatë abstenime.

Komento: