KQZ certifikon PDK-në, LDK-në dhe koalicionin PSD-AAK.
KQZ ka certifikuar edhe grupin e dytë të partive politike për zgjedhjet e 6 tetorit.
Sot, është certifikuar PDK, LDK, koalicioni AAK-PSD dhe koalicioni VAKAT.
Me këtë rast, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se janë miratuar të gjitha subjektet politike dhe kandidatët e tyre.
Nga ana tjetër, drejtori ekzekutiv i zyrës së Regjistrimit të Partive Politike dhe se partitë politike i kanë plotësuar të gjitha kërkesat për certifikim.
“Partitë politike janë AAK- PSD, PDK, LDK dhe koalicioni VAKAT. Nuk ka pasur asnjë problem, kanë plotësuar të gjitha kërkesat”, tha ai.