Qytetarët kanë përkrahur iniciativën që të vendoset një çmim minimal për qeset e najlonit.
Qeset e najlonit, konsiderohen si ndotësit më të mëdhenj të ambientit ngase nuk riciklohen dhe nuk degradohen në tokë.
Ideja që qeset të bëhen me pagesë, përveç qeverisë ka marrë edhe mbështetjen e shoqërisë civile.
Kaltrina Fejzullahu nga organizata PEN, thotë se një çmim sado simbolik është shumë domethënës.
Edhe qytetarët po e përkrahin një gjë të tillë, të cilët thonë se ndikon në mbrojtjen mjedisit.
Iniciativën për pagesën e qeseve, e ka bërë të ditur ditë më parë kryeministri Haradinaj, i cili tha se Qeveria do të jetë partnere e sektorit privat, përballë legjislacionit në fuqi.