Çështja e caktimit të emisarit për dialogun, Borrell thërret Kurtin, Thaçin e Vuçiqin

16:12 | 21 Shkurt 2020

Joseph Borrell ka telefonuar sot, Kurtin, Thaçin e Vuçiqin.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Joseph Borrell ka telefonuar sot presidentin e vendit, Hashim Thaçi, kryeministrin Albin Kurti si dhe presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

Siç bëhet e ditur në komunikatën e lëshuar nga BE, biseda e sotme është pasuese e diskutimeve të mbajtura në vizitën e Borrellit në Prishtinë e Beograd, shkruan lajmi.

Temë diskutimi e këtyre telefonatave ka qenë caktimi i përfaqësuesit special për dialogun dhe Ballkanin Përendimor.

Borrell, ashtu siç thuhet në komunikatë, ka thënë se caktimi i këtij përfaqësuesi reflekton rëndësinë e Ballkanit Përendimor për BE-në, si dhe rëndësinë e stabilitetit në këtë regjion.

Borrell në këto biseda të ndara telefonike ka ritheksuar se ai mbetet edhe personalisht i angazhuar për rrugën evropiane të Ballkanit Përendimor si dhe rolin e tij në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Komento: