Çështja e dinarit – BQK përmend efektin që pati plani 10 pikësh për zbatimin e rregullores

15:33 | 13 May 2024
ceshtja-e-dinarit-–-bqk-permend-efektin-qe-pati-plani-10-pikesh-per-zbatimin-e-rregullores


Banka Qendrore e Republikës së Kosovës së fundi ka publikuar një listë të efekteve sa i përket planit 10 pikësh të zbatimit të Rregullores për Operacione me Para të Gatshme, konkretisht çështjes së dinarit.

BQK thotë se periudha tranzitore tremujore kontribuoi “në rritjen e qasjes në financa të sigurta përmes bankave dhe institucioneve financiare jobankare, gjithëpërfshirjen financiare dhe mbrojtjen e tyre nga aktivitetet financiare të pa shëndosha

Disa nga efektet e këtij plani që ka listuar BQK janë: Licencimi i tetë degëve/zyra të institucioneve financiare; një zyrë bankare/degë në Leposaviq, një zyrë e kompanisë së sigurimit (jo-jetë) në Leposaviq, gjashtë zyra të institucioneve financiare jo-bankare dhe mikro-financiare: një në Leposaviq, një në Zveçan, dy në Graçanicë, një në Shtërpcë dhe një në Shillovë, Gjilan.

BQK gjithashtu bënë të ditur se janë vendosur 38 bankomatë/ATM, dhe ka kryer mbi 350 vizita dhe aktivitete promovuese, si dhe ka dhënë afër 11 milionë euro kredi.

“Gjatë kësaj periudhe transitore tashmë të përmbyllur, BQK-ja në kuadër të edukimit financiar, ka organizuar kampanja informuese, si është Manuali për Pyetjet dhe Përgjigjet e Shpeshta mbi Rregulloren, dërgimi i SMS-ve informuese, publikimi i sqarimeve dhe njoftimeve në ëeb dhe në të gjitha rrjetet sociale të BQK-së, në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

BQK shton se zgjerimi i qasjes në financa, përfshirja financiare, edukimi financiar dhe mbrojtja e konsumatorit do të jenë aktivitete dhe angazhime të vazhdueshme të BQK-së mbi bazën e praktikave më të mira evropiane, si objektiva të Planit Strategjik të BQK-së, me fokus në zonat pjesë e Planit të Lehtësimit të Zbatimit të Rregullores.

“Këto veprime ndërmerren krahas angazhimit konstruktiv në lehtësimin e mekanizmit të transferimit të mjeteve në mënyrë sa më efikase tek qytetaret e Republikës së Kosovës, përmes llogarive bankare mbi bazën e rregullores në fuqi”, thuhet në njoftim. /Front Online/

 

 

Komento: