Çështja e dinarit, Tahiri: Kurti po bën propagandë

15:04 | 30 Prill 2024

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, rreth çështjes së dinarit.

Ajo tha se Kurti po bën propoagandë duke e dëmtuar Kosovën.

Tahiri theksoi se me sjellet e tij, shefi i qeverisë po e habit botën.

“Krejt bota e dinë se Kosova e përdorë euron dhe që është shteti i parë në Ballkan që perdorë euron pas luftërave- tash Kurti me propagandën për dinarin po e vë në huti botën- çfarë autogoli…mosdija është mjerim i mendjes!”, ka shkruar Tahiri.

Komento: