Çështja e presidentit, Kurti: Njëherë flas me Vjosa Osmanin, pastaj me opozitën

22:56 | 28 Dhjetor 2025
Çështja e presidentit, Kurti: Njëherë flas me Vjosa Osmanin, pastaj me opozitën

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një konference për media pas zgjedhjeve të mbajtura sot, është deklaruar për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri në pranverën e vitit të ardhshëm.

Ai ka thënë se, edhe pse është herët të flitet për këtë punë, ka deklaruar se duhet të bisedohet me partitë e tjera.

‘’Është tepër herët të flasim tani, sonte do të festojmë, dhe jo vetëm sonte, gëzuar vitin e ri 2026 të gjithëve. Por natyrisht që nuk do të vonohemi që ta trajtojmë edhe këtë çështje, na duhet të bisedojmë edhe me opozitën për çështjen e presidentes apo presidentit të ardhshëm., Por siç e kam thënë edhe mbrëmë, paraprakisht do të ulem të bisedoj me presidenten aktuale me pastaj do t’i ndërmarrim dhe hapat e ardhshëm në mënyrë që të ecim përpara bashkë, sepse dihet që si për marrëveshjet ndërkombëtare, ashtu për zgjedhjen e presidentit është e nevojshme që të qëndrojnë së paku 80 veta në sallë, edhe nëse votojnë kundër, dhe për këtë do të na duhet të bisedojmë’’, ka thënë Kurtit.

Komento: