Çështje kohe, Milan po nënshkruan me super-mesfushorin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Çështje kohe, Milan po nënshkruan me super-mesfushorin

13:56 | 22 Prill 2019

Milan e do me çdo kusht që Bakayoko të bëhet lojtari i tyre i përhershëm.

Timoue Bakayoko është shumë pranë zyrtarizimit si një lojtar i Milanit. Sikurse raporton ” The Sun Football”, drejtuesit e klubit kuqezi janë janë në bisedime me ata të Chelsea për të arritur marrëveshjen e mesfushorit.

Operacioni mendohet të jetë deri në 30 milionë stërlina. Për momentin, 24 vjeçari luan me Milanin, por që është në formë huazimi nga londinezët. Mbetet për t’u parë në vijim nëse francezi do të bëhet përfundimisht një futbollist i 7 herë kampionëve të Europës.

Komento: