Vidal prish kontratën me Barcelonën, transferimi te Interi çështje orësh.
Arturo Vidal është pranë ndarjes zyrtarisht me Barcelonën.
Arturo Vidal tashmë mund të konsiderohet në të gjitha efektet një futbollist i Interit.
Pas ditëve të tëra bisedimesh, mesfushori kilian është liruar nga Barcelona dhe tashmë pritet të udhëtojë drejt Milanos aty ku ka arritur akordin me Interin për një kontratë 2-vjeçare prej 6 milion eurosh në sezon plus bonuset me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.
Në orët e ardhshme Vidal do të firmosë edhe zyrtarisht për Interin për t’u vendosur në dispozicion të Antonio Contes.