Çfarë befasie po na pret nga çifti i njohur i estratës?

08:43 | 03 Shkurt 2020

Më 14 shkurt zbulohet befasia e çiftit të njohur të estradës.

Çifti i njohur i estradës, Rina Balaj dhe Sin Boy kanë vendosur që bashkëpunimin e radhës ta publikojnë pikërisht më 14 shkurt, në ditën e të dashuruarve.

Siç bëhet e ditur, kënga titullohet “Tentacion” dhe klipi i këngës përmban momente romantike të çiftit.

Datën e publikimit të këngës së re e bëri të ditur artistja përmes një storie në Instagram.

Rina dhe Sin Boy kanë edhe dy bashkëpunime, “Gigi” dhe “Meredith”.

Komento: