Çfarë dëshiron të thotë Azemi pas përjashtimit të Metit? “Kam me qu deri fund….”

22:13 | 17 Nëntor 2023

“Kam me qu deri fund….”, çfarë dëshiron të thotë Azemi pas përjashtimit të Metit.

Banorët kanë komentuar përjashtimin e Metit. Shumë prej tyre thanë se kjo ishte si rezultat i provokimit të Blerandos.

Moderatorja Jonida e pyeti Azemin se çfarë dëshiron të thotë me deklaratat se “do ta qoj deri në fund për Metin”.

Ndërsa Azemi tha se e kishte fjalën për lojën.

“Kam me qu deri fund lojën e tij. E kam pas si vëlla, kemi pas biseda të afërta me njëri tjetrin”, tha ai.

Ndërsa banorja Alby tha se i vjen keq për atë që ndodhi.

Alby: Më vjen keq për Metin kemi pas një një lidhje të mirë në fillim, ai ka gabu në reagimin e tij.

Komento: