Çfarë do të ndodhë me ekonominë e Kosovës nëse Kurti mban premtimin për reciprocitet me Serbinë.
Njohësit e ekonomisë tregojnë anët pozitive dhe negative të vendosjes së reciprocitetit me Serbinë.
Shumë shpejt këto produkte mund të mos jenë në raftet e dyqaneve në Kosovë.
Kjo pasi që kryeministri Albin Kurti është i bindur në vendosjen e reciprocitetit me Serbinë.
E edhe pse nuk dihet kur, nga Qeveria kanë paralajmëruar që një gjë e tillë pritet të ndodhë së shpejti.
Por, si pritet të ndikojë kjo në aspektin ekonomik të Kosovës?
Profesori në fakultetin ekonomik në Universitetin e Prishtinës Nagip Skënderi po thotë se një vendim i tillë nuk është edhe aq i mirë për ekonominë kosovare.
Mirëpo, sipas tij kjo është e nevojshme për të forcuar integritetin e Kosovës si shtet.
Skënderi shton se me anë të reciprocitetit Kosova fuqizohet si shtet para Serbisë edhe pse pritet që të ketë presion nga ndërkombëtarët.
E pos kësaj e mira e reciprocitetit do të jetë që popullata do të blejë më shumë produkte vendore.
E pikërisht sa u përket konsumatorëve është udhëheqësi i organizatës për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve Selatin Kaçaniku i cili nuk po e sheh si të duhur këtë vendim.
Madje Kaçaniku cilëson që ky vendim po përdoret për shkaqe tjera.
Ndërkohë nga Qeveria e Kosovës nuk kanë dhënë ndonjë datë të saktë se kur pritet që një vendim i tillë të hyjë në fuqi.