Çfarë është nata e Kadrit dhe rëndësia e saj e veçantë për myslimanët

12:50 | 08 May 2021

Nata e Lejletul Kadrit, është nata në të cilën pejgameri Muhamed, nëpërmjet melekut Xhebrail, i kanë zbritur ajetet e para të Kuranit, e ilustruar ky fakt edhe në Kuran.

Nata e Kadrit, gjendet në një nga netët teke, në dhjetë ditëshin e fundit të Muajit të Ramazanit.

Myslimanët besojnë se në këtë natë, Zoti i bekon të gjithë, i fal të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet dhe engjëjt zbresin në tokë. Rëndësia e kësaj nate përmendet nëpërmjet “haditheve”, të cilat janë thënie të Profetit Muhamed:

“Kushdo që krijon fal namazin, agjëron natën e Kadrit, beson me sinqeritet dhe shpreson të arrijë shpërblimet e Allahut, atëherë të gjitha mëkatet e tij të kaluara do të falen”.

Myslimanët e kalojnë këtë natë të shenjtë me lexime, lutje, pasi shenjtëria e ditës, besohet të jetë një kohë shumë e mirë për t’ju përgjigjur lutjeve.

Dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, konsiderohen një kohë veçanërisht e rëndësishme shpirtërore, pasi në çdo ditë mund të jetë Nata e Kadrit, ndaj, kërkohet nga urdhëruesit që të jenë të vëmendshëm sidomos gjatë kësaj periudhe.

Disa myslimanë marrin pjesë në një tërheqje shpirtërore të quajtur “itikaf”, ku kalojnë të gjitha dhjetë ditët në xhami duke lexuar Kur’anin dhe duke u lutur.

Komento: