
Fondacioni për Thaçin publikon letrën që ia dërgoi
Pikërisht në muajin shkurt të vitit 2019, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i kishte shkruar një letër Hashim Thacit, atëherë president i Kosovës, menjëherë pas takimit që kishin në Mynih të Gjermanisë.
Ndërkohë, sot, Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” ka publikuar këtë letër, e cila ka një mesazh personal, e shkruar me dorë nga presidenti Biden.
“Ruajeni besimin, gjërat do të përmirësohen”, i kishte shkruar Biden Thaçit. Në profilin e këtij Fondacioni në Facebook, krahas letrës së Biden është shkruar po ashtu se presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka pasur gjithmonë konsistencë në raport me Kosovën. Edhe në letrën e 18 shkurtit 2019, të cilën ia kishte dërguar presidentit Thaçi, Biden kishte përkrahur një zgjidhje të dakorduar, që çon në njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka pasur gjithmonë konsistencë në raport me Kosovën. Edhe në letrën e 18 shkurtit 2019, të cilën ia kishte dërguar presidentit Thaçi, Biden kishte përkrahur një zgjidhje të dakorduar, që çon në njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar ky Fondacion.
Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, presidenti Biden, atëherë në cilësi të zëvendës presidentit, e kishte quajtur Thaçin “George Washington” i Kosovës.
