Mallorca e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Pontevedras në Copa del Rey.
Ishte Vedat Muriqi i cili realizoi në minutën e 105-të të ndeshjes.
Sulmuesi kosovar asistoi edhe në golin e parë të shënuar nga Prats në minutën e 97-të.
Muriqi u inkuadrua në lojë në minutën e 82-të dhe impakti i tij ishte i dukshëm.