Çfarë kërkon Trump në një marrëveshje me Iranin?

11:55 | 11 Prill 2026
cfare-kerkon-trump-ne-nje-marreveshje-me-iranin?

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se çdo marrëveshje e mundshme me Iranin duhet të ketë si kusht kryesor dhe të panegociueshëm ndalimin e plotë të programit bërthamor ushtarak.

Duke u përgjigjur në pyetjen se si do të dukej një “marrëveshje e mirë”, Trump tha se prioriteti i vetëm është që Irani të mos posedojë armë bërthamore.

“Pa armë bërthamore, kjo është e para. Mendoj se tashmë ka ndodhur ndryshimi i regjimit – ne nuk e kemi pasur kurrë këtë si kriter”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se zhvillimet politike në Iran mund të kenë ndryshuar situatën në terren.

Sipas tij, çështja e armëve bërthamore përbën rreth 99 për qind të gjithë marrëveshjes së mundshme, duke nënvizuar se pjesa tjetër e detajeve është më pak e rëndësishme krahasuar me këtë objektiv kryesor.

Deklarata e Trump vjen në një moment tensionesh dhe diskutimesh të vazhdueshme ndërkombëtare rreth programit bërthamor iranian dhe përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje të re mes palëve.

Ndryshe, SHBA-ja dhe Irani gjatë ditës së sotme pritet të nisin bisedimet për paqe dhe vend nikoqir është Pakistani. /Telegrafi/

Komento: