10 ulëset e dedikuara për deputetët e Listës Serbe, tash e disa muaj, janë të zbrazëta në Kuvendin e Kosovës.
Në gjendje të njëjtë pritet të jenë edhe për një kohë, pasi ata dorëzuan mandatet që iu besuan, si formë e kundërshtimit të vendimit të ekzekutivit për fletëqortimet për targat ilegale.
Megjithatë, mungesa e tyre nuk u vërejt nga kolegët të cilët po zhvillonin seancën e radhës.
Por, të dorëhequrit do të zëvendësohen, pasi të ndiqen disa procedura ligjore.
Kërkesën në fjalë kryeparlamentari Glauk Konjufca, ia kishte proceduar presidentes, ditën e dorëheqjes së deputetëve.
Edhe shefja e shteti tashmë e ka përcjell atë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
10 të dorëhequrit nga Lista Serbe pritet të zëvendësohen me 10 kandidatët e tjerë nga ky subjekt politik.
Por çfarë ndodhë nëse edhe këta të fundit nuk pranojnë.
Sipas Cakollit nëse Lista Serbe nuk i zëvendëson deputetët e dorëhequr në kandidatë të tjerë, atëherë ato vende mund të zihen nga kandidatë të partive të tjera, që kanë fituar numër më të madh të votave.
Deputetët e rinj duhet që brenda 3 seancave të rregullta të Kuvendit të jpain betimin, në të kundërtën mund t’ju pushohet mandati.