Në këtë incident nuk është raportuar për të lënduar
Para rreth një ore u raportua për një incident tek ura e Ibrit në Mitrovicë.
Një grup maturantësh serbë nga veriu i Mitrovicës, me flamuj të Serbisë në duar, kanë shkuar pa paralajmërim te Ura e Ibrit ku edhe kanë hedhur fishekzjarrë në drejtim të policëve.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti tha se e nga ky incident nuk raportohet për të lënduar.
“Një grup maturantësh rreth 30-40 persona kanë shkuar te Ura e Ibrit pa paralajmërim, kanë hedhur fishekzjarrë. Nuk raportohet për persona të lënduar, turma është shpërndarë nga policia. Do të shqiptohen masa kundërvajtëse”, tha ai.