Kontrillimii ushqimit që hynë në tregun kosovar ka ende mangësi.
Janë të shumta rastet kur qytetarët e Kosovës nuk janë të kënaqur me shërbimet që u bëhen në markete të ndryshme.
Përpos kësaj, janë të shpeshta rastet kur produktet të cilat shiten në këto markete janë të skaduara afati, e shumë herë edhe të kalbura.
Një rast i tillë është shfaqur së fundi në Gjakovë. Një lexues i Indeksonline ka dërguar fotografinë e disa pulave të paketuara në ‘Viva Fresh Store’ e të cilat janë të kalbura e të dala afati.
Përpos që është e tmerrshme për t’u parë, është edhe më i neveritshëm fakti se si servohen produkte të tilla për konsumatorët dhe se si nuk ka fare kontrolle nga Inspektorati lidhur me gjithë këto.