Çfarë po ndodh e Milani, po i humb dy yjet kryesorë të skuadrës

14:44 | 03 Mars 2020

Milani rrezikon t’i humbë në këtë verë Ibrahimovicin dhe Donnaruman.

Zlatana Ibrahimovic dhe Gianluigi Donnarumma mund të largohen nga Milani me të përfunduar ky sezon.

Calciomercato raporton se shkaku i reformave në menaxhmentin e klubit italian, mund të ndodhë largimi i dy anëtarëve.

Sipas mediumit italian, Zvonomir Boban është shkarkuar nga drejtori gjeneral Ivan Gazidis, derisa pritet edhe largimi i Paolo Maldinit e Frederic Massaras.

Agjenti i Ibrahimovicit dhe Donnarummas, Mino Raiola është i shqetësuar me lëvizjet që po ndodhin brena Milanit.

Në prill pritej që agjenti italian dhe Rossonerët të bisedonin për kontratën e re të suedezit dhe portierit italian, mirëpo situata mund të ndryshojë.

Lojtarët e tjerë që mund të largohen nga San Siro janë edhe, Alessio Romagnoli dhe Giacomo Bonaventura, derisa në garë për kapitenin e tyre janë Barcelona e Atletico Madridi.

Komento: