Çfarë po ndodh, Haradinaj dhe ambasadori gjerman dalin në conference për media – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Çfarë po ndodh, Haradinaj dhe ambasadori gjerman dalin në conference për media

08:54 | 19 Dhjetor 2019

Qeveria në detyrë e Kosovës ka njoftuar se sot gjatë ditës kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj do të mbajë një konferencë për media.

Përmes një njoftimi dërguar mediave, është bërë e ditur se Haradinaj do të mbajë konferencë të përbashkët me ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt.

“Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, mbanë konferencë të përbashkët për media me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt”, thuhet në njoftim.

Konferenca do të mbahet në ora 09:30 në ndërtesën e qeverisë.

Komento: