Çfarë po ndodh me De Ligt ? Nis stërvitjet me Ajaxin

16:39 | 08 Korrik 2019

Ende nuk dihet zyrtarisht e ardhmja e De Ligt.

Matthijs de Ligt është në pritje të transferimit te skuadra e Juventusit. Klubi italian ende nuk ka gjetur marrëveshjen me Ajaxin, por ka arritur akordin total me mbrojtësin dhe me agjentin Mino Raiola.

Në pritje të zhvillimeve për të ardhmen e tij, 19-vjeçari ka nisur stërvitjen me kampionët e Holandës, teksa së bashku me të janë edhe disa nga futbollistët që kanë spikatur në sezonin e fundit.

Juventus ndërkohë nis stërvitjen të mërkurën dhe deri atëherë mund të kemi zhvillime të reja nga merkato.

Komento: