Çfarë po ndodh me Realin ? I lëndohet blerja e re

22:09 | 27 Korrik 2019

Sulmuesi i Real Madrid, Luka Joviç ka pësuar një lëndim.

Ylli serb u tërhoq pas 28 minutash gjatë humbjes së Real Madridit ndaj rivalëve të Atletico Madrid, pasi u përplas me Jan Oblak, përcjell ORAinfo.

Klubi nuk ka zbuluar shkallën e dëmtimit të tij, megjithatë ai dukej në dhimbje të vërtetë pasi stafi mjekësor e ndihmoi atë jashtë fushës në MetLife Arena në New Jersey.

Zinedine Zidane dhe skuadra e tij do të kthehen në Evropë më 28 korrik, me një lojë tjetër para sezonit për të luajtur, kundër Tottenhamit, në Gjermani më 30 korrik./ORAinfo/

Komento: