Çfarë po ndodh mes Robertit dhe modeles italiane? ‘zhdukin’ njëri-tjetrin…!

10:17 | 13 Shkurt 2021

Robert Berisha duket se ndau rrugët me Maria Bove.

Ditët e fundit, Robert Berisha ka qenë emër shumë i komentuar në shtypin rozë, për shkak të disa imazheve me modelen italiane Maria Bove.

Bukuroshja ka ndarë me ndjekësit fotografi e video të shumta krah këngëtarit shqiptar, teksa të dy shfaqen në momente in’time, shkruan lajmi.

Por, pas gjithë kësaj ‘zhurme’, Roberti dhe Maria kanë fshirë të gjitha gjurmët e njëri-tjetrit në rrjete sociale, duke bërë të dyshohet gjithçka ishte vetëm flirt.

Ata më nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, teksa Bove së fundi postoi video nga një hotel në Tiranë.

Se çfarë ka ndodhur vërtet mes tyre, mbetet të kuptohet ditëve në vijim.

Komento: