Çfarë po ndodh, Messi dhe Ronaldo rrezikojnë çerekfinalet

19:13 | 21 Shkurt 2019

Dy yjet, Messi dhe Ronaldo rrezikojnë çerekfinalet për të parën herë që prej viti 2004/05.

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi ndodhen në një territor të panjohur teksa për momentin e ardhmja e tyre në Champions League është në dyshim.

Juventus u mposhtu 2-0 nga Atletico Madrid në ndeshjen e parë të 1/8-ave ndaj Atletico Madrid teksa Barcelona nuk arriti të shënonte jashtë fushe ndaj Lyon të martën gjatë barazimit 0-0.

Nëse të dy do të eliminohen nga kompeticioni, do të ishte hera e parë që Messi dhe Ronaldo do të mungonin në çerekfinalet e Champions League që prej sezonit 2004/05.

Gjatë atij sezoni, Ronaldo ishte akoma te Manchester United dhe u eliminua nga Milan, që eventualisht fitoi trofeun.

Messi akoma nuk ishte kthyer në një lojtar kyç te Barcelona e Frank Rijkard gjatë atij sezoni.

Ai bëri vetëm një paraqitje në Champions League atë sezon dhe ajo erdhi ndaj Shakhtar Donetsk në grupe.

Barcelona është mposhtur nga Chelsea 5-4 pas dy ndeshjeve. Ronaldo dhe Messi kanë akoma shanse për t’u kualifikuar, por do të jetë tepër e vështirë, sidomos për portugezin.

Komento: