Çfarë po ndodh në Beograd, raportime për bomba në 97 shkolla

14:35 | 16 Maj 2022

Një numër i madh i shkollave fillore në Beograd, 97 prej tyre, si dhe disa shkolla të mesme kanë marrë njoftime për bomba sot në mëngjes, njoftoi Ministria e Arsimit.

Pas kontrolleve të hollësishme në shumicën e shkollave, u konstatua se raportet ishin të rreme, shkruan gazeta serbe N1, transmeton Express.

Sipas medias serbe, raportet kanë mbërritur në shkollat fillore por edhe në Gjimnazin Filologjik.

Pas kontrollit të detajuar të ekipeve të MPB-së në një numër të madh shkollash, u konstatua se raportimet për bomba të vendosura ishin të rreme, thuhet në njoftimin e ministrisë.

“Nxënësit janë kthyer në mësime dhe në shkollat ku kontrolli i sigurisë është ende në vazhdim, nxënësit janë dërguar në shtëpi. Pas përfundimit të inspektimit në shkollë, nxënësit do të kthehen në mësime”, theksojnë nga ministria.

Alarmet mbërritën në orët e para të mëngjesit.

Komento: