Çfarë po ndodh: Një lloj i ri i COVID-19 zbulohet në Vietnam, transmetohet shumë shpejt

22:00 | 30 Maj 2021

Viruset vazhdimisht shndërrohen dhe shumë lloje nuk janë të rrezikshme

Një variant i ri i koronavirusit është zbuluar në Vietnam, për të cilin supozohet se është kombinim i atij të Indisë dhe Britanisë së Madhe, si dhe mund të përhapet shpejt përmes ajrit.

Ministri i Shëndetësisë së Vietnamit Nguyen Tan Long e përshkroi mutacionin e fundit si “tejet të rrezikshëm”. Ai shtoi se mutacioni i ri transmetohet shpejt, veçanërisht nga ajri, raporton BBC

Viruset vazhdimisht shndërrohen dhe shumë lloje nuk janë të rrezikshme, por disa mutacione mund ta bëjnë virusin më ngjitës.

Nuk ka asnjë provë që mutacionet janë të rrezikshme dhe shkaktojnë vdekshmëri më të lartë në një numër më të madh njerëzish.

Ashtu sikurse edhe në variantin e parë të koronavirusit, edhe varianti vietnamez cënon moshat e shtyera dhe personat me probleme kronike shëndetësore.

Komento: