Çfarë po ndodhë me Ramosin te PSG

19:49 | 10 Shtator 2021

PSG ka konfirmuar se mbrojtësi spanjoll nuk do të jetë në gjendje të paraqitet në ndeshjen e nesërme për shkak të një dëmtimi të ri.

“Ramos është në proces të rimëkëmbjes fizike dhe së fundi ka një siklet muskulor. Javën tjetër ai do të rifillojë stërvitjen e tij individuale në fushë”, thuhet në njoftimin e PSG-së.

Klubi parisien do të ndeshet ditën e nesërme me Clermont, ekip ku është pjesë edhe ylli kosovar, Elbasan Rashani.

Komento: