
“Gati për aksion”- çfarë po paralajmëron shefi i deputetëve të LDK-së?
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka sjellë një fotografi së bashku me kolegët e tij.
Ajo çka është interesante është mbishkrimi që i ka vënë fotogarfisë së postuar në Facebook. “Gati për aksion GPLDK” shkruan Gashi por pa saktësuar se për çfarë bëhet fjalë.
Kujtojmë se nga LDK sot kanë thënë se pas vendimit të Kushtetueses janë gati që për 24 orë ta formojnë Qeverinë e re.
