Çfarë pozitash kanë në Ministrinë e Tregtisë dy personat e arrestuar sot nga Policia e Kosovës

10:12 | 18 Gusht 2023
cfare-pozitash-kane-ne-ministrine-e-tregtise-dy-personat-e-arrestuar-sot-nga-policia-e-kosoves


Një aksion i nisur në orët e para të mëngjesit ka pasuar me dy të arrestuar deri më tani.

Aksioni ka nisur lidhur më përgjimet e “Nacionales” ky dëgjohen dy zyrtarë të MINT-it ku pretendohej se vaji i paguar nga Polonia nuk iu bashkua rezervës shtetërore.

Drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica dhe drejtori i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara janë arrestuar në vendin e punës në zyrat e MINT.

Policia e Kosovës ka bastisur edhe shtëpinë e Driton Muharremit dhe lokalin e tij “Bukë e Zemër”, të cilin më pas është shoqëruar për në polici./indeksonline

Komento: