Gjatë ditës së nesërme, do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.
Kuvendi i Kosovës, ka njoftuar se nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme lidhur me gjendjen në arsim.
Siç bëhet e ditur, fillimisht Kryesia e Kuvendit në ora 10:30 do të shqyrtojë kërkesën e 42 deputetëve për këtë çështje dhe më pas në ora 11:00 pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme për gjendjen e arsimit ne vendin tonë.