Aktorja ka treguar se lidhja e saj me koleget është tejet e mirë.
Fiona Gllavica qysh në vit të katërt të studimeve në Akademinë e Arteve, u angazhua në serialin “O sa mirë”, ku është e pranishme prej pesë sezonesh.
Karakteri i “Pajteses” është pëlqyer nga publiku dhe cilësohet si një nga më interesantët dhe të realizuarit më së miri.
Fiona thotë se tashmë është adaptuar mirë me rolin e saj, edhe pse në jetën e përditshme nuk ka asgjë të përbashkët me “Pajtesen”.
Aktorja ka treguar se lidhja e saj me koleget është tejet e mirë dhe se më e afërt është me Gresa Pallasken dhe Irena Cahanin, me të cilat edhe takohen për kafe.