Kurti ka treguar në Gjilan për aksidentin e makinës së eskortës së tij, ku Kurti s’ka qenë brenda asaj makine.
Ai ishte në kampin e Policisë në Belvedere e pastaj kishte tubim në Gjilan.
Por, ky aksident e ka vonuar atë në tubimin për një vjetorin e qeverisjes së Alban Hysenit në Gjilan.
“Kërkojmë falje për vonesën sonte sepse ishim në kampin e Policisë së Kosovës në Belvedere dhe aty qëndruam më gjatë sesa planifikuam. Ndërkaq teksa vinim në gjilan automjeti i eskortës tonë teksa ishin mbrapa nesh ka pasur një aksident komunikacioni. Por tani morëm vesh se nuk ka të lënduar, dhe kemi pasur fat në këtë fatkeqësi”, ka deklaruar Kurti.
E këtë aksident e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Rrugës për në Gjilan, një nga automjetet e eskortës së Kryeministrit Kurti ka pasur një aksident komunikacioni. Nuk bëhet fjalë për veturën në të cilën gjendej kryeministri. Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga asnjëra palë e përfshirë në aksident”, ka thënë Kryeziu.