Çfarë u fol në takimin Thaçi-Mustafa, zbulon Hoti

00:00 | 09 March 2019

Ditë më parë është zhvilluar një takim mes presidentit Thaçit dhe të parit të LDK-së, Isa Mustafa.

I pari i grupit parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti ka folur rreth takimit të fundit në mes të të parit të LDK’së Isa Mustafa dhe presidentit Hashim Thaçi.

Takimi i zhvilluar në fundin e muajittë shkuar nxiti debat.

Hoti në një intervistë për RTV21 thotë se takimi kishte qëllimin që t’i tregohej presidentit se ai do të duhej të ndalojë angazhimet e tij jokushtetuese për shkëmbim të territoreve.

Sipas Hotit, Mustafa ka kërkuar nga presidenti që të respektojë Kushtetutën.

Komento: