Çfarë vendimi mori PDK-ja pas mbledhjes së Kryesisë?

17:45 | 26 Mars 2026
cfare-vendimi-mori-pdk-ja-pas-mbledhjes-se-kryesise?

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka njoftuar se gjatë ditëve në vijim ky subjekt politik do të thërrasë Këshillin Drejtues, ku do të merren vendime për hapat e ardhshëm politikë.

Pas mbledhjes së përbashkët të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të PDK-së, ajo theksoi ndër të tjera se kjo parti e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Patëm mbledhjen e përbashkët të Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar të PDK-së. Vendimi ynë sot është se do të thërrasim mbledhjen e Këshillit Drejtues brenda pak ditësh ku do të diskutojmë për aktualitetin e rëndë politik në Kosovë, dhe do të marrim vendimet për veprimet e ardhshme politike që na presin”, deklaroi ajo para mediave.

“PDK respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe po besoj për secilin që e ka ndjekur aktivitetin politik të PDK-së, respektimi i vendimeve të gjykatës për ne asnjëherë nuk është çështje diskutimi”, përfundoi Çitaku

Komento: