Challandes e publikon listën e Kosovës për ndeshjet e shtatorit.
Bernard Challandes e ka publikuar listën me 23 futbollistët e ftuar në Kombëtaren e Kosovës për ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve kundër Moldavisë dhe Greqisë
Kosova do ta nisë edicionin e dytë të Ligës së Kombeve kundër Moldavisë më 3 shtator në Parma të Italisë, pasi ish-shteti sovjetik nuk pranoi ta mirëpret Kombëtaren dardane në vendin e vet.
Moldavia është ndër vendet e paktat evropiane që nuk e njohin Kosovën, prandaj për çështje politike i kishte kërkuar UEFA-s që kjo ndeshje të luhet në stadiumin e Parmës, Ennio Tardini.
Vetëm tri ditë më vonë, Kosova e pret Greqinë –një tjetër vend që nuk e njeh pavarësinë e saj – në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet.
Kosova është pjesë e Ligës C dhe bën pjesë në grupin 3 bashkë me Slloveninë, Greqinë dhe Moldavinë.
Verdhekaltrit ishin kombëtarja më mbresëlënëse në edicionin inaugurues të Ligës së Kombeve, duke e fituar grupin në Ligën D – që i siguroi promovimin një ligë më lart dhe një vend në play-off për kualifikim në Kampioonatin Evropian 2020.
Kosova përballet me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale të play-off’t në tetor dhe, nëse e fiton atë takim, luan me Bjellorusinë apo Gjeorgjinë që finalen e madhe për pjesëmarrje në Euro 2020, i cili do të mbahet verën e ardhshme.